Semantika e dashurisë në romanin “Nata më hënë” të Ismail Kadare

Semantika e dashurisë në romanin “Nata më hënë” të Ismail Kadare

Nga Ndue Ukaj

Romani “Nata me hënë” e Ismail Kadaresë, është një ndër prozat me specifike të korpusit të tij letrar, edhe pse në mendimin kritikë letrar nuk ka zënë vendin e romaneve tjera, sikundër “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gurë”, “Përbindëshi” etj. Ky roman shquhet për shumëllojshmërinë e trajtave diskursive që ka, si dhe për temën universale që shtjellon, por mbi të gjitha, për semantikën dhe lidhjet interletare që ndërton me diskurse kulturore të njohura në kulturën e shkrimit universal (Linda Hacion), atë që në kritikën letrare e quajmë intertekstualitet (Ronand Barhtes).
Romani “Nëta me hënë”, i cili “thenë” natyrën narrative të temave të letërsisë së Ismail Kadaresë, së pari është botuar më 1985 në një gazetë dhe qysh këndej u gjykua armiqësore, nga fakti se aty paraqitej një realitet i zymtë në shoqërinë “idealiste” të diktaturës dhe parodizohej me trajta të thella groteske një regjim i tërë që merrej edhe me punët më të ndyra, siç mund të jetë morali shoqëror dhe hulumtimet e “virginis” të një femre. Ky tekst letrar me vonë, përveç se u gjykua, u kritikua dhe u ndalua. Të dhëna që shoqërojnë botimin e këtij libri përmendin një aspekt me rëndësi që lidhet me aspektin e jashtëm të kësaj vepre: interesant është fakti se në ditën kur autori “hetohej” lidhur me këtë roman, diktatori kishte vdekur, por lajmi ishte mbajtur i fshehtë.

Kadare dhe Kafka-relacionet

Narracionin e romanit e përshkojnë trajta të bukura lirike, një gjuhë narrative që kurdoherë merr konotacione të fuqishme poletike, të prozës ku shkrihen afshet e një dashurie, si dhe shpifjet e pashembullta dhe intrigat në emër të saj; elemente këto letrare që asociohen edhe me dimensione psikologjik dhe përmasën semantike të “fajit” të dashurisë, të cilën temë, në kontekst të kohës së diktaturës, autori e parodizon brenda një sistemi të përçudnuar shoqëror, ku për asgjë ngritën procese të montuara dhe qesharake. Këtë fabul Kadare e konstrukton përmes një rrëfimi dramatike dhe me kontrast të fuqishëm, ku ndeshim dy kampe që luftojnë për të mbrojtur pozicionet e tyre. Duke triumfuar heroina e romanit Mariana, kundruall një aparati të tërë shpifës, ajo vetëm sa sforcon absurdin e një jete në diktaturë dhe shpërfaq përmasën groteske të kësaj jetë të transfiguruar në letërsi, për të ndërtuar në të njëjtën kohë edhe relacione me letërsinë e mëdha të Franc Kafkës dhe romanin brilant të tij “Procesi”.
Në një fabulë dramatike e cila ndizet nga një shpifje e pastër, shoqëria e tëra, e sidomos dashakeqët hulumtojnë jetën private të heroinës, vajzës Mariana, e cila është e dlirë dhe e pafajshme krejtësisht, në të cilën “aferë” edhe regjimi përzihet tmerrshëm, duke dashur të ruajnë “lumturinë njerëzore”, një paradigmë esenciale kjo që shoqëron narracionin e romanit dhe na futë në relacione jashtaletrare me romanin e Franc Kafkës “Procesi”. Pikëtakimet mes romanit “Nata me hënë” dhe romanit “Procesi” shfaqën në disa nivele të konfigurimit të teksteve letrare. Në romanin e Kafkës, ashtu sikundër në romanin e Kadaresë, kryheroi Jozefi K. i nënshtrohet një procesi hetimore, i pavetëdijshëm për fajin e tij dhe i pamëkatë për atë që ngarkohet. Kundër tij orkestrohet një gjyq i madh dhe ai jeton në prehjen që gjen ne vete se është i pafajshëm. Ndërsa në romanin e Kadaresë, Mariana papritur bie viktimë e një komploti shoqëror dhe gjykohet kinse ka dashur të ja marr të dashurinë shoqes Nora në një natë më hënë kur ka recituar disa vargje romantike. Kaq mjafton dhe intriga fillon. Dhe kështu nis një intrigë, në të cilën përfshihet rënd edhe shteti dhe e gjykon pamëshirshëm heroinën, deri në degradim të pashembullt moral të saj. Galeria e personazheve ndahet në dysh, atyre që gjykojnë heroinën dhe atyre që mbrojnë, edhe pse këta të fundit b allafaqoheni me fuqinë e pushtetit dhe shpeshëheë detyrohen të jenë të lëkundër. Edhe pse në dimensionin semantik mes romanit të Kafkës “Procesi” dhe të Kadaresë “Nata me hënë” s’kemi ndonjë analogji, në relacionet konstruktuese, Kadare krijon një marrëdhënie mes heroinës së tij dhe heroit të përmasave globale Jozefit K. Duke shëmbëllyer këto dy romane, përveç se pikëtakon heronjtë nën presionet e një “gjyqi”, në të njëjtën kohë shpërfaqin kontrastet e dy narracioneve, që gjykohen të pafajshëm. Kafka heroin e tij e ndëshkon nga një gjyq real, ndërsa Kadare nga një gjyq qesharak, që në realitetin shqiptar ka kuptimin e atij moral. Grotesku kadarean shpërthen fuqishëm drejtë një intencë ideore: nevojën për katharsis moral në shoqëri theksohet fuqishëm, në të cilën betejë gjykata imagjinare e shkrimtareve është e fuqishme dhe krejt e veçantë sepse ndërtohet mbi të bukurën dhe shpirtëroren.
Nëse teksti i Kadaresë ka një analogji me tekstin e Kafkës në kuptimin e esencave të brendshme që dalin nga mirkostrukturat letrare, ndërsa, në një rrafsh tjetër, romani i Kadaresë ndërton relacione me gjyqin biblik, sidomos me fillimet e ngjizjes së Marisë në fillimet e lindjes së shpëtimtarit të botës. Këtu Kadare thekson fuqishëm edhe një simbolikë për daljen e Shqipërisë nga mizoria, përmes rilindjes. Inkuadrimi i personazhit me prejardhje biblike në këtë roman, i jep intencë shtesë statusit final të tij.

Universi biblik dhe përmasa mistike e romanit

Përzierja e regjimit në çështje morale, për autorin është një krim, andaj edhe heroinës i vesh atribute të një gruaje të shkëlqyer, që në fund triumfon si një Shën Mëri. Në këtë aspekt, funksionalizimi i trajtave dhe diskursit biblik, romanit i jep një përmasë dhe ngarkesë të posaçme shprehëse. Prototipi që krijon autori mes arkitekstit biblik dhe romanit të tij ndërtohet mbi heroinën; në Bibël, Maria kur mbetet shtatzënë është në presion të një “gjyqi”, por në fund triumfon për t’ia dhënë botës Bariun e mirë, Jezu Krishtin, ndërsa, po kështu në fund të romanit, paradoksalisht, Mariana, protagonistja e Kadarese, e cila ka edhe analogji me emër, triumfon dhe i dëshmon botës së egër të diktaturës dhe gjithë deshakqinjëve se është një grua e dlirë dhe e pamëkatë dhe shkëlqen kundrejt një komploti të madh që zhvillohet ndaj saj: “Pas daljes nga materniteti, shkuam për ta vizituar vajzën në shtëpi, me përplot dhurata sipas zakonit. Foshnja ishte aty, përbri saj, një djalë yll i bukur, por veç njerëzve të fëmijës, as burrë, as i fejuar, as asgjë. Por kaq e thellë ishte mirënjohja e jonë ndaj saj, mirënjohja që ajo na kishte falur fajet, saqë gjithçka vazhdonte të na dukej e natyrshme dhe plotë dritë. Që nga shtrojat e bardha, ajo na vështronte, të gjithëve e qetë, buzëqeshje kjo Shën Mëri e re që ishte shfaqur në koh&eum l;n kur pritej më pak “
Në romanin në fjalë, gjithçka nis nga një mistifikacion i qëllimshëm, i kurdisur dhe i përpunuar mirë nga armiq të Marianës dhe pak nga pak merr përmasat e tilla, që gati prekin tragjedinë e një sajese të çuditshme, ku heroina Mariana thirret para një “gjyqi” të shpifëseve, ballafaqohet me tronditje të madha shpirtërore, në të cilën lojë futen shumë personazhe, figura të partisë, të ndërmarrjes ku punonte heroina, miq të saj, aq sa psikoza ndaj Marianës përfshinë një pjesë të repartit ku punonte heroina dhe aty thirren edhe struktura të shtetit, pra partisë.
Kulmi i një konflikti absurd e grotesk shpërthen atëherë kur kërkohet vërtetimi i nderit të Marinës që ishte një marrëzi primitive, dhe fyerje e dinjitetit të femrës, si dhe një nga përmasat me tragjike të romanit, për të dalur tek vërtetmi për “virginis”, ku Marianës i duhet të shkoj tek mjeku dhe të dëshmoj se ishte “virginis” dhe s’kishte pasur asnjë marrëdhënie me Gazmendin, të fejuarin e Norës. Në fakt, ky kapitull përbën tekstin me ironik, njëherit edhe krijon faqet më të bukura letrare, ku përthyhen trajtat posmoderne të letërsisë kadareane.
Ismail Kadare romanin e përfundon me një analogji letrare, që në të njëjtën kohë lenë të kuptohet se është esenca e prozës. Narracioni përmbyllet, nëpërmjet aluzioneve për Shën Mërinë e virgjër, ku nën heroinën e saj del prototipi biblik dhe kështu, përveç se thekson pastërtinë mendore e shpirtërore të vajzës së re, atë e shpallë shenjtore të kohës, duke dhënë indikacione se me lindjen e saj, përfundon një epokë e mizorive dhe lind një epokë e ndritshme për Shqipërinë. Me këtë temë të madhe, universi i Kadaresë është sprovuar nga përmasat mbinatyrore të një intrigë dhe inkuadrimi i personazheve biblike, ka semantikën e vet: një shpëtimtar për Shqipërinë e mizorive kërkohej si domosdoshmëri.
Në fund, me triumfin e saj Mariana godet gjithë deshakqijtë e saj dhe narracioni shpjegon kështu: “Si të ishte shpallje që vinte nga lart përmes një qarje ajo na shitoi të gjithëve”. Takimi me Marianen dhe fëmija cili qëndron përball saj, kur dihet se ajo nuk ka pas mashkull dhe ka qenë “virginus”, shpreh në mënyrë të plotë analogjitë dhe aluzionet me Virgjërinë Mari, ndërsa vizitat e atyre që e kanë akuzuar fut në lojë intertekstualitetin biblik, respektivisht ngjarjen e lindjes së Jezu Krishtit dhe vizitat që i bëhen atij në Shpellën e Betlehemit nga tre mbretërit dhe barinjtë. Kadare me këtë akt fut në funksione letra arketipet dhe diskursin kulturor si kod universal dhe e shpërndan në struktuërn e brendshme të tekstit, në mënyrë krejt implicite. Kjo mënyrë shkrimi, duke aplikuar modelin biblik, vetëm sa sforcon mendimet se letërsia dhe kultura shqipe, në përgjithësi është produkt i modeli dhe kulturës biblike, krahas letërsive të mëdha perëndimore.
Ismail Kadare rrëfen përmes një narracioni të rrjedhshëm, i cili zhvillohet nga një personazh i përfshirë në intrigë dhe që vihet ne anën e viktimës, pra heroinës Marianës. Ky narrator zhvendoset kur e do puna dhe ka përmasën e çuditshme kohore, madje siç thotë Eric Faye, duket se kur flet ka një esencë hyjnore dhe kjo e bën rrëfimin e tij magjik.
Ky roman, me përmasën e gjerë tematike dhe universale dhe me inkuadrimin e interelacioneve letrare, në trajtat intertekstuale e interdiskursive, shpërfaq edhe njëherë fuqishëm pyetjen dhe dilemën që shtron s hkrimtari i madh amerikan Pol Oster, në tekstin qëllimi i artit shtron këtë pyetje: “Për çfarë qëllimi i shërben arti, në veçanti arti i fiksionit, asaj që e quajmë botë reale?”
Ky roman në kontekstin e Shqipërisë, është një katharzë e mirë, mbase një dimension për të shpërfaq të bukurën dhe të dobishmen përmes gjuhës estetike në krizat e mëdha shoqërore, kur degradimet dhe absurdet janë groteske.

1 Koment »

  1. anonim said,

    nata me hene eshte nje nder veprat me te bukura te ismaj kadares


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: