Shtator 4, 2008

Poezi

Posted in Uncategorized te 5:30 pm nga ndue77

Apokalepsia e artit

  

Ndue Ukaj

Vjen dita jote poezi e mbytur nga pika e zezë në horizont,

I mermerët shtrihet kujtimi për kohën e Komedisë Hyjnore,

Prapa hapave të molisur nëpër barrikada të panumërta

Rri hije shpirti im i etur për të fshehtat tuaja

 

E shembur koha e pasioneve lakuriqe që fluturon si korb

Endet tamam si ylber mbi kokat tona të topitura nga betonet e gjithfarshme

Të përgjumur dehemi në universin e mendimeve shpërthyese

Ka me ardh dosido dita jote poezi,

Rri e qetë në hijen e magjisë që e njeh vetëm ti

Dhe mos e zhvesh imunitetin e trashëguar nga Zoti,

 

 Zeus s’ ka mbi tokë, fli e qetë dhe përkunde kohën hallakatur

Njeriun e përhumbur nëpër reklama çoroditëse

Dhe epokën e dokrrave, e zhurmës së gjithfarshme

S’ka vend për art, sa trishtueshëm, s’ka kohë për poezi

 

Digjen merimanga digjen fjalë e bashkë zemra

Në horizontin e pritjes prehet një metaforë në fyt,

I është zënë fryma, qanë pa ju kuptuar dhembja,

E ledhatoj në buzët e kallura të saj qetësohem,

 

Kalendari im pa data, pa muaj e pa vite po tretet

Nga djersët verore që të djegin ballin,

Duhet terapi në buzë, më duhet ta puth vargun e etshëm,

Sot nuk këndohet shpirti im,

Në vend të këngëve dëgjojmë zhurmë çmendurake

Kronika të zeza dhe aspak art.

Rropatje kotas për të prodhuar hamendësimet e panumërta:

Çdo gjë zë vendin e vet

E poezia…!.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: