Aida Dismondy per Akil Kocin

NË TAKIMIN E TRETË TË INSTITUTIT ALB-SHKENCA NË TIRANË

U përurua libri i Akil Kocit “Vibracionet e shpirtit shqiptar”

Ditë më parë në Tiranë u mbajt Takimi i tretë vjetor i Institutit Alb-shkencës, ku morën pjesë shumë studiues nga mbarë treva shqiptare dhe diaspora. Në seksionin e Albanologjisë u bë edhe promovimi i librit më të ri të kompozitorit, pedagogut dhe publicistit Akil Koci me titull “Vibracionet e shpirtit shqiptar”.

Aida Dismondy

Ditë më parë në Tiranë u mbajt Takimi i tretë vjetor i Institutit Alb-shkencës, ku morën pjesë shumë studiues nga mbarë treva shqiptare dhe diaspora. Në seksionin e Albanologjisë u bë edhe promovimi i librit më të ri të kompozitorit, pedagogut dhe publicistit Akil Koci me titull “Vibracionet e shpirtit shqiptar”. Në fjalën e rastit profesor dr. Kristaq Jorgo foli gjerësisht për krijimtarinë e këtij krijuesi të shquar, me pastaj iu dha fjala akademik Kopy Kyçykut, i cili është redaktor dhe ka shkruar pasthënien. Këtë libër e ka botuar Shoqata Shqiptaro-Rumune dhe shtëpia botuese “Libraium Haemus”. Me këtë rast promovues, akademik Kyçyku, pos të tjerash, tha: “…Përeç vlerave të larta profesionale, që burojnë nga njohja e themeltë e muzikologjisë, pra edhe e tematikës që trajton, bie në sy, te ky krijues i shquar, një virtyt i cili, sa më shumë kohë kalon, aq më pak është i pranishëm në jetën shoqërore e sidomos në mjediset artistike. Fjala është për dashamirësinë…” Në këtë vlerësim të gjerësishëm më tutje thuhet se Akil Koci grish cilindo krijues të përqafojë nocionin e respektit të ndërsjellë dhe debatet shndërrohen në kripën, pra në shijen, që lezeton mirëkuptimin, gjetjen e përzgjedhjeve të përshtatshme për të ecur përpara. Këto mesazhe humane dhe ngazëlluese bashkë me thekset e fuqishme të atdhedashurisë e të shqiptarizmit të ndjeshëm deri në dhembje…. Si rrjedhojë e hulumtimeve të ndërmarra, vitet e fundit në trevat shqiptare, ai në mënyrë të shkëlqyer prezanton analizat dhe referencat në veprat e krijuara të kompozitorëve shqiptarë, thekson akademik Kyçyku.
Duke përfunduar këtë eveniment Profesor Emil Lafe i dëshiroi këtij krijuesi punë edhe më të mëdha në hulumtimin e temave të patrajtuara dhe virgjëre në fushën e muzikës, kurse Profesor Koci në fjalën e rastit tha se është tejet i lumtur që në një tubim të madh dhe të rëndësishëm shkencor për shkencën dhe kulturën tonë dhe në mesin e shumë kolegëve shkencëtarë shqiptarë iu dha rasti që të promovojë këtë libër të tij si punë shumëvjeçare në sferën e kërkimeve në muzikologji duke i dhënë analizat e mirëfillta muzikologjie nga aspekti etik, estetik dhe artistik.

http://www.kohajavore.cg.yu/index.phtml?akcija=vijest&id=7570

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: