Kosova dhe Perëndimi

Kosova dhe Perëndimi

Nga Ndue Ukaj

 

Fundi i procesit politikë në Kosovë implikon nevojën për disa parakonceptime dhe analiza specifike, në rend të parë, për rolin dhe përgjegjësinë që ka elita politike e Kosovës në raport me zhvillimet e brendshme, trendët e së cilave janë fare pak shpresëdhënëse, dhe tjetra, në raport me faktorin ndërkombëtar, me ndihmën e së cilit Kosova është ofruar pranë realizmit qëllimeve për pavarësi. Këto dy dimensione janë të ndermjetvetshme, ndikojnë tek njëri-tjetrin reciprokisht, interkomunikojnë si dhe ndërlidhen me të njëjtin qëllim: realizmin e një shteti funksional dhe prosperues. Ndërkaq dihet mirëfilli se kjo punë nuk është e lehtë, përkundrazi është e vështirë, donë përkushtim, kapacitete të fuqishme njerëzore e intelektuale, sikundër dhe një gatishmëri maksimale për të ndryshuar. Zaten për këtë qëllim sublim shoqëria e kosovare duhet të jetë tok e bashkuar. Kosova dhe rajoni karakterizohen me një gjendje tejet të mjerë, jo vetëm në pikëpamje ekonomike, por përgjithësisht në nivelin e demokracisë, sigurisë, drejtave të njeriut, qytetarisë etj. Në fakt, regjistri i mungesave duket i madh. Këndej pari sfida për Kosovën e re është e shumëfishtë, ndërsa pikësëpari ajo ndërlidhet me domosdonë e transformimit rrënjësor të mentalitetit, që do të nënkuptonte një edukimi për demokraci dhe kulturë të vërtet perëndimore, në mënyrë që Kosova të mund jetë test i rëndësishëm, për të thyer mendimet se në Ballkan nuk mund të ndërtohet demokraci stabile e shtet funksional. Prandaj mendoj se pikërisht Kosova, si shtet i ri, me një prezencë të fuqishme perëndimore, me një përvojë të keqe, duhet të shndërrohet në model, vend i cili duhet të demonstroj me kapacitete të plota shtetformuese, me kulturë të lartë politike, shembullin e një shoqërie të hapur, të integruar dhe prosperuese; modelin e një shoqërie të përafërt me sistemin e vlerave perëndimore. Kosova në bashkëpunim me miqtë perëndimor, duhet të bëhet një shtet model, i cili di që kërkesat për liri, demokraci, shtet t’i funksionalizoj në drejtim të së mirës së përbashkët. Kjo domethënë Kosova që tash duhet përfundimisht t’iu thotë stop disa dukurive negative në shoqëri, e veçmas në politikë, në mënyrë që te tejkaloj procesin e tranzicionit të shumëfishtë drejtë lirisë dhe integrimit në Familjen Perëndimore. Ndërsa duhet kuptuar pa eufori se integrimi në familjen perëndimore nuk është një proces i thjeshtë, ai përmban në vetë shumë segmente specifike komplekse: Kosova dhe shoqëria e saj duhet bëjë transformime në pikëpamje psikologjike dhe kulturore, duhet të jetojnë si shoqëri perëndimor e jo të sorollaten mes dogmave dhe demagogjive primitive që deri tash na kanë lënë në këtë stad. Jetësimi në praktikë i vlerave perëndimore, në përpikëri dhe me përkushtim, për popullin e Kosovës do të nënkuptonte një të ardhme të ndritshme, me mirëqenie stabile, me ekonomi të zhvilluar, me prosperitet për të gjithë. Në të kundërtën, pa jetësimin në praktikë të vlerave perëndimore, Kosova do të vazhdoj me ritmet e njëjta të ankimeve, ndërsa populli do të vuaj edhe më tutje të jetoj në varfëri, pa infrastrukturë, pa përkujdesje institucionale, pa punë dhe në mjerim ekonomik, pra me zgjatim të problemeve të përditshme. Është koha që këtë mision të ardhshëm të Bashkimit Europian në Kosovë, të dimë ta funksionalizojmë për shndërrime të rrënjësishme dhe të rëndësishme, për rikthim ka sistemi i vlerave perëndimore pa hamendje dhe ngarkesa të panevojshme, me një dëshirë qëllimmire, sepse aty jemi dhe në këtë rrugë ndërtohet ardhmja jonë. E kurrsesi tek ky mision të shohim të metat tona, dobësitë dhe dështimet tona. Afrimi me sistemin e vlerave perëndimore duhet të jetë praktikë jetësor, e aplikueshme në çdo pre te jetës, e jo retorikë e bukur për të vetëkënaqur vetën dhe “mashtruar” perëndimin. Pikërisht në këtë drejtim duhet të fukosohet edhe qeveria e ardhshme e drejtuar nga Hashim Thaqi, prej së cilës priten ndryshme reale. Nuk mund të ketë ndryshme pozitive për Kosovën, pa u shndërruar kultura dhe modeli i të jetuari dhe të bërit politikë: shoqëria kosovare jeton në tehun e dilemave mes orientimeve ka primitivizmi dhe perëndimi, duke ëndërruar perëndimin dhe duke u sjell sikurse shoqëri joperëndimore. Pa këto ndryshim të nevojshëm, në gjitha nivelet, aty ku zë fill demokracia që në familje e deri tek instancat me të larta, qëllimet e Kosovës për të qenë pjesë e vlerave dhe demokracive të zhvilluara perëndimore, do të jenë dëshira të këndshme dhe retorika boshe, ndërsa ne do të vazhdomë të kemi mungesë dritash, mungesë pune dhe perspektive, korrupsion dhe deformimeve shoqërore dhe regjistër dëshirash të pafundme në çdo fundvit, duke pritur Babadimrin perëndimor me thes të zbraztë dhuratash. Dhe do të vazhdojmë të ëndërrojmë perëndimin, ndërkaq rinia e Kosovës do të kërkoj gjithfarë rrugësh për të dal jashtë, sepse ëndrra për Kosovën sikurse europa do të mbetet ëndërr. Është koha ta rikthejmë në realitet. Nëse Hashim Thaqi do të dijë të fokusohet në këtë drejtim, do të mbahet mend si kryeministri i ndryshimeve të rëndësishme për Kosovën europiane. Para se Kosova të jetë në perëndim, ne duhet të bëhemi perëndim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: