Kosova larg Konferencës Islamike

Kosova larg Konferencës Islamike

Nga Ndue Ukaj 

 Në muajin maj të viti të kaluar, deri sa diskutohej se a duhet të merr pjesë Kosova a jo në një konferencë të shteteve islamike në Islamabad, pata shkruar: “Shtetet islamike aspak s’do bindeshin nëse Veton Surroi e Lutfi Haziri do të merrnin pjesë apo jo në takimin e Islamabadit, por, pjesëmarrja e tyre do ta degradonte imazhin e Kosovës”. Fatmirësisht, Kosova atëherë nuk u përfaqësua në atë takim të Konferencës Islamike falë vigjilencës së presidentit Fatmir Sejdiu. Afërsisht një vit më pas konstatim i imi duket sheshazi së ka qenë real. Megjithatë debati ende vazhdon. Ndërsa, edhe pas një muaji që Kosova ka shpallur Pavarësinë nuk ka patur dhe as që ka ndonjë indikacion se këto shtete do ta njohin Pavarësinë e Kosovës. Në fund të fundit, edhe pesha e kësaj njohje është më tepër simbolike, sesa esenciale, kur dihet ndikimi i tyre minimal në politikat ndërkombëtare. Jam i bindur se çdo tendencë për të “filtruar” me këto shtete jodemokratike, shumica diktatura përbën rrezik për Kosovës, për të tashmen e saj, veçanërisht për të ardhmen. Ekzistojnë një mori arsyesh të cilat e bëjnë ta panevojshëm pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konferencë. Madje, do thosha se nuk ka ndonjë arsye që do ta arsyetonte pjesëmarrjen e Kosovës në takimin që do të zhvillohet në Dakar. Prandaj, vendimi i Kosovës për të marr pjesë në këtë takim, është tepër i papjekur larg analizave strategjike. Kjo organizatë që nuk është politike por fetare, me parashtesa dhe përmasa semantike, krejt e dyshimtë e kësaj organizate, dilemat që ngërthen në botën perëndimore, islami si sinonim i simbolizmit politikë dhe “vlerës” politike që mbart në vete, në kontekstin shqiptar duhet kuptuar drejt e pa eufori. Këto janë elemente të fuqishme se Kosova jo që nuk duhet të marr pjesë në këso Konferencash, përkundrazi duhet të qëndroj sa më larg tyre, sepse kauza e Kosovës për një shoqëri demokratike, tolerante, më së paku ndihmohet me ofrimin e Kosovës me këto vende aspak demokratike. Arsyet dhe argumentet janë të shumta, e këto i dinë fare mirë edhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës, sidomos të pasionuarit për të marr pjesë në këtë takim, prej së cilit, Kosova aspak s’do të përfiton, përkundrazi do të humbas, për të fituar ndokush ndonjë “poenë” politikë apo edhe biznes të caktuar. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, ulja me vende, shumica e së cilëve në botën e qytetëruar janë të dyshimta, me qeveri me përplot elemente fundamentaliste brenda, jep një sinjal aspak të mirë për miqtë perëndimore, pa të cilët, procesi s’do të mund të përfundonte, madje edhe në qoftë se binden, jo kjo organizatë, por edhe njëqind të tilla. Kjo që s’do koment, ngase edhe naivët e patetikët më të mëdhenj e kuptojnë se çështja e Kosovës ka kaluar dhe kalon nëpër Uashington, Bruksel, Londër, Paris, Berlin e Romë. Dhe jo nëpër vende aspak demokratike, vende në të cilat nuk ekziston demokracia, liria, ekonomia e tregut, mirëqenia. Pa përkrahjen e këtyre qendrave të përmendura, Kosova asnjëherë s’do të mund ta fitonte Pavarësinë, madje kurën e kurës as s’do të ndihmohej të çlirohej nga shteti serb. Andaj, të shkohet këtu, vetëdijshëm apo jo, domethënë te dilet në antagonizëm të thellë me proklamimet tona, me traditën tonë politike, të cilën e kemi ndërtuar deri tash, me synimet e përbashkëta për t’u integruar në botën perëndimore, për të paqtuar rajonin dhe për ta integruar në Familjen e madhe Perëndimore. Kosova mund dhe duhet të kultivoj marrëdhënie me çdo shtet, sikundër edhe me Serbinë, por jo të futet ne aleanca që e dëmtojnë imazhin e saj dhe i krijojnë tensione të brendshme. Institucionet e Kosovës nuk guxojnë të bjer futen në grackën e Shqipërisë, fakt ky që shtetit amë i ka sjell dhe i sjell, edhe sot vështirësi në mëkëmbjen ekonomike, e sidomos kur bëhet fjalë për integrimin në botën perëndimore, mbi të gjitha për të thithur investimeve të fuqishme ekonomike nga bota perëndimore. Këto lëvizje të qeverisë së Kosovës, apo individëve brenda saj, janë një blof i madh dhe nëse i vëmë në analogji, mund t’i gjejmë pandehemin tek Behxhet Pacolli, i cili me një retorikë primitive proklamonte se Rusia nuk do të bëhet pengesë për statusin e Kosovës, ndërkaq koha dhe zhvillimet e dëshmuan krejt të kundërtën. E kam thënë edhe më herët e kjo tashmë po shihet sheshazi, se është më shumë se iluzion të besohet se Behxhet Pacolli mund të ja ndryshoj bindjen Rusisë për Kosovën dhe këtë gjë duhet ta themi, pa asnjë ngarkesë, edhe me rastin e shteteve islamike, të cilat aspak s’do binden nëse Enver Hoxhaj e Bekim Çollaku do të marrin do të merrnin pjesë apo jo në këtë takim. Me pjesëmarrjen e tyre, këta vetëm do e degradojnë imazhin e Kosovës nëpër qarqe perëndimore, sidomos në botën intelektuale e mediatike. Kosova duhet të kultivoj, sforcoj partneritetin me miqtë e mëdhenj perëndimore, nga të cilët varet ekonomia, e tashmja dhe e ardhmja e jonë. Ndërsa shtetet Islamike jo vetëm që gjeografikisht janë larg, por politikisht dhe kuluralisht janë në taborre tjera me demokracinë, andaj edhe kaçiku i tyre, për fat të mirë është i ultë, për të ushtruar ndikim në perceptimet për Kosovën dhe rreth Kosovës. Shoqëria kosovare e stërvuajtur dhe e degraduar ka nevojë të përafrohet me gjitha komponentët me botën perëndimore, në të kundërtën edhe një kohë të gjatë do të sorollatet kështu dhe do të numëron regjistrin e pafundmë të vuajtjeve dhe pa perspektivës. Ndërsa rinia kosovare s’do kërkoj rrugë emigrimi tek vendet islamike, por në EU dhe SHBA-të. Kjo është përgjegjësi e kësaj klase politike

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: