Poezi

Apokalepsia e artit

  

Ndue Ukaj

Vjen dita jote poezi e mbytur nga pika e zezë në horizont,

I mermerët shtrihet kujtimi për kohën e Komedisë Hyjnore,

Prapa hapave të molisur nëpër barrikada të panumërta

Rri hije shpirti im i etur për të fshehtat tuaja

 

E shembur koha e pasioneve lakuriqe që fluturon si korb

Endet tamam si ylber mbi kokat tona të topitura nga betonet e gjithfarshme

Të përgjumur dehemi në universin e mendimeve shpërthyese

Ka me ardh dosido dita jote poezi,

Rri e qetë në hijen e magjisë që e njeh vetëm ti

Dhe mos e zhvesh imunitetin e trashëguar nga Zoti,

 

 Zeus s’ ka mbi tokë, fli e qetë dhe përkunde kohën hallakatur

Njeriun e përhumbur nëpër reklama çoroditëse

Dhe epokën e dokrrave, e zhurmës së gjithfarshme

S’ka vend për art, sa trishtueshëm, s’ka kohë për poezi

 

Digjen merimanga digjen fjalë e bashkë zemra

Në horizontin e pritjes prehet një metaforë në fyt,

I është zënë fryma, qanë pa ju kuptuar dhembja,

E ledhatoj në buzët e kallura të saj qetësohem,

 

Kalendari im pa data, pa muaj e pa vite po tretet

Nga djersët verore që të djegin ballin,

Duhet terapi në buzë, më duhet ta puth vargun e etshëm,

Sot nuk këndohet shpirti im,

Në vend të këngëve dëgjojmë zhurmë çmendurake

Kronika të zeza dhe aspak art.

Rropatje kotas për të prodhuar hamendësimet e panumërta:

Çdo gjë zë vendin e vet

E poezia…!.

Përleshëm
Nganjëherë i kafshoj dhëmbët furishëm
I kafshoj fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëllushka ime, Jo pse dua, nganjëherë

Çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje
I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore

Dhe pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët e paperënduara,
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë- të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi ‘mes të ditës,

Dhe aty përulet miti i fuqisë së qëndresës

Trulloset bota krejt e humbur përkundet,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota

Bije në gjumë nëpër ninulla ledhatuese

Papritur tretet nga thartira që të qetë zorrët

Tëhuajsohet mendja dhe humb imazhin në pasqyrë

Pema Jetës zë rrugën në mëngjesin me vese diellore
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë

 

Thirrje

Muzë, mos fli hape sythin

Dhe më huazo zërin e kangës

Përkulem para teje

Digjem e flakë s’jam

Muzë, në fillim ishte fjala

Dhe fjala ishte gjithçka

Tanimë s’mbet gjë tjetër

Përpos fjala e dashuria

Më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes

Dhe mbretërinë poezisë

Në qytetin tim më kufij e mure

Më dëfto mbretërinë prej urate

Dhe më mëso të bëhem dishepull i fjalës

I muzikës së shpirtit të dëlirë

Që vallëzon kurrë pa ndal

Më dëfto shumë

Se historia është nyje në këmbë

E shkruar dhe e rishkruar

Nëpërmjet gishtave të dridhur

Për të prodhuar mite

Dhe një kodër rrenash

E pra Muzë, këndo me mua

Dhe dashurinë që vlon

Në metamorfozën e kohës

Më dëfto Zoti im se

Dielli lind për të mirët dhe të këqijtë

Gjuha e zjarrtë shndërrohen në hije

Dhe shikimi im në horizontin e pritjes

Tek rikthen mendjen në ditën e djeshme

Dhe kundron strukturën e kohës

Në pikën e së nesërmen

 

Poetët vetmitar

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Rrugës së qiellit thithte diellin

Kishte mbështjell kokën me ëndrra

Që t’mos i harliseshin vargjet

 

Dje takova poetin e dashurisë së madhe

Rrugës së pyllit me ngjyra të panjohura

Kishte lidh kokën me sytë e erosit

Që t’mos i çorodiseshin vargjet

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Rrugës së pluhurosur lëpinte gjurmët e tij

Kishte lidh me histori kokën

Që t’i fashiste rrenat si koka prej gjarpri

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Rrugës së vetmisë së metaforave

Kishte dal i lakuriqësuar

Të dehej në sytë e tij bota

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Me matematikën e zemrës

Zgjidhte të panjohurat e bëra lëmsh.

 

Gjyqi per vjershën time
Kështjella e drejtësisë s’mund të përmbyset

Me një të fryrë nga zgafellja e gojës
Edhe nëse Jozefi K vdiq si qen rrugëve të Parisit a Pragës
Procesi s’ u mbyll e ai mbetet proces
Të premtet e mëdha s’ kuptohen pa të dielën e madhe.
Ç’ faj ka poezia që e sulmon
Imunitetin s’mund t’ia marrësh as kur lakuriqësohet
Mjekrën time të pakrehur kurrë,

Të rritur zjarreve përcëlluese
Mbuluar me merimanga gërdie
Edhe po deshe s’mund ta puthësh kurrë
Dhe beso, kjo poezi vlon për dashuri
Është e lakuriqësuar se i është falur kjo dhunti
Po deshe vraje, në varr mund ta vësh

Strukturën e mendimeve s’mund t’ia prekësh
Poezia është e panjollë mos e sulmo
Barbar, po deshe vraje
Do pjell gjarpinj, që sytë të t’i helmojnë
Macet e çartura vrapojnë gjoksit trishtueshëm
Po deshe vraje ajo kurrë s’vdes
Edhe nga varri shpirtin e trazon.

Hija e korbave

Në ishullin e pritjes vetmia e thartë

Dhe struktura e deformuar e seksit

Në lumin e kohës ecte zvarrë, Grua

 

Nuk e njoha Homerin as verbimin e tij

Me hapa të Akilit masë kohën prapa

Dhe kilometrat deri matanë Itakës

 

Sythi yt kaltrosh përhumbet në lakuriqësinë

E natës së zezë ku tëhuajsohet mendja

Akti i çoroditur i shpirtit hije

Në të qarën e seksit tënd rrjedhin pikat

E dushit të ftohtë në ishullin e vetmisë

 

Drama e pashkruar në teatrin e gërmadhave

Dhe puthja e akullt që dogji sythin e përlotur

 

Një korb vështroj shikimin tim prej të dashuruari

Ditën me mendime të hallakatura

Dhe miti reflektoj fragmentin

E artit të shkruar nën hije korbash

 

Sytë nuk janë dritare prej motesh

As dyer të largimit nga trishtimi.

Dramë

Shalli i zi në qafën e rënduar

Dhe një shikim i përvujtshem

Treten ngjyrat e shndritshme

Dhe rekuizitat e zaza na marrin sytë

Një gomar pallë sa të shurdhon veshët

Dhe hijet e korbave mistershëm

Kafshojnë fjalët e aktorëve të rraskapitur

Një puthje prej Jude

E deh aktoren me emrin Çudira

Zhvesh brekët me duhmë shurre

Dhe i hedh në publik e llastuar

Akti i parë pa orgazëm

Loja zgjati disa minuta

Dhe akti i dytë i kredhur në soditje

Një gomar defilon në skenë për të satën herë

Dy korba i bëjnë hije prej uji

Aktori i turpshëm refuzon të lakuriqësohet në skenë

Perceptimi për dramën mi gërryejnë sytë

Godo nuk priti sa unë

Dramë…!
Poetët vetmitar

  

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Rrugës së qiellit thithte diellin

Kishte mbështjell kokën me ëndrra

Që t’mos i harliseshin vargjet

 

Dje takova poetin e dashurisë së madhe

Rrugës së pyllit me ngjyra të panjohura

Kishte lidh kokën me sytë e erosit

Që t’mos i çorodiseshin vargjet

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Rrugës së pluhurosur lëpinte gjurmët e tij

Kishte lidh me histori kokën

Që t’i fashiste rrenat si koka prej gjarpri

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Rrugës së vetmisë së metaforave

Kishte dal i lakuriqësuar

Të dehej në sytë e tij bota

 

Dje takova poetin e vetmisë së madhe

Me matematikën e zemrës

Zgjidhte të panjohurat e bëra lëmsh.

 

Koha shumëngjyrëshe

Me kërkua është art si me puth diellin,

Me lundrua nëpër natën e braktisur, oh

Nga hëna bythprape e ngjyrat e errëta

O natë e vetmuar me sy gjysmëqorre,

O kohë shumëngjyrëshe e trashur n’ vete,

Lak e bërë mbi kokën time vallëzon

Kryelartë i shndrisin sytë e Ciklopit i ka

E sheh si i lëvizin këmbët e shpejta..

Akil s’është por fluturon si në beteja antike

Herë në Amerikë, e zë trishtimin në ëndërr,

Herë në Europë, e kap ankthi në shtrat,

Herë në Azi, e zë makthi në rrugë,

Herë zgjohet me kujtimet për kalin,

Bën dashuri në barkun e kobshëm

Dhe i ngatërrohen rrugët para këmbëve

 

Koha e pa ngjyrëshe, e paemër e pakënduar

E pashkruar, me muzikë të harlisur vallëzon

E çmendur përdridhet si vajzë në take t’larta

Cunam që si duron metaforat as ironitë

Me  struktura të deformuar deri në përjashtim,

Endet me shikimin e tretur në asfaltet moderne

Dhe s’gjen pandehem krahasimi nga modernistët

As nga progresistet e posmodernistet

Nga injorantët e regjur me fjalorë demagogjishë,

Që kurrë s’ e kuptojnë artin e heshtjes

Për të mbytur zhurmën dhe gumëzhimën e frikshme.

Koha ime e përveçme në globin e ngulfatur

E paemër, e pagëzuar natën e braktisur me muzikë të harlisur

Me hije korbash e sorra të çartura

Si ngjan assesi kohës së Virgjilit,

Me heronj të çmendur e luftëra absurde.

Madje si përngjan as kohës së Krishtit e Judës tradhtar,

Koha ime kurrsesi s’është koha e lumit të Heraklitit.

Më duhet të kthehem neper të, dy herë ta nuhas,

Dhe të ec nëpër kujtesën e trashur nga merimanga

E krimba që bluajnë pamëshirshëm.

I inatosur me duhet të mos pajtohem me Heraklitin,

Dy herë më duhet të lahem në të njëjtën kohë:

Në të njëjtin ujë njëherë me zjarr përvëlues

Pastaj me artin e heshtjes dhe ujin e uratës.

Mes meje e kohës fluturon zogu pranveror

Me pupla të mërdhita e sythin e trembur,

E trazon pikëllimin e vizatuar në majën e Kështjellës së mendimeve

Kohën e grabitur nga leckaman me lëkurëgjarpri,

Dardania ime e Shenjtë e goditur nga antikoha.

Dhe miti i harresës që qelë si lule çdo mëngjes

 

  

  

  Alfabeti im

Shkronjat si gurë zbresin

Në alfabetin me figura të pakuptimta

Fragmenti i jetës sime kthen në udhëkryq
Sikur nëpër ëndrra të çmendura

E nuhat ikjen deri në skëterrë

Alfabeti im

E zgjatë rritën prej poezi

Duke i zgjeruar pasionet deri në qiell

Dhe zanoret e afshit që shpërthejnë

Mbi sytë e mijë
Pezmi i shkronjave të gurta,

Prish gjumin e kufijve

Në universin e kohës pa poezi
Si leckaman metropoleve të botës

Kërkoj këshilla nga poetë

Të kuptoj fjalën prej guri

Si i trazon mendimet abstrakte
 Unë jam hapi im dhe rruga deri tek atdheu i poezisë
Në rrugën që prehet pas çdo ecje

Nga injorantë që vallëzojnë me zhurmën
Maratona e poezisë nëpër shpirtra të dergjur

Shumëzon ujin, tamam si Krisht
Pikëpyetje

Largësia pikturohet në varg,
Me nuanca ngjyrash që thyhen

Mes vete si në pasqyrë
Thyhet dielli në perëndim

Koha shpërlan trutë
Fjala digjet në zjarr
Zjarri humb në fjalë
Unë humb bashkë me fjalët
Bashkë me vargjet digjem
Me copëzat e qiellit
Që më kafshojnë
Me lotët e djegur
Nën gurgullimë ujërash
Ujis vargjet
Pëshpëris ofshama dehëse
Me mall
Kultivoj rimat, ritmet
Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura,
Që rëndojnë sot, nesër… përgjithmonë.
dhe sot:
Këputje vargjesh
Përthyerje motivesh
Ngjiten pa dashje vargut tim
Jo në emër të shenjtërisë
As të djallëzisë
Plotë shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara
Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur
Jo vetëm kaq
Dashuri, të mbërthyen pamëshirshëm
Këngë laviresh të shprehin dhembjen
Për kohë të mykura
Kokave të trasha
E ti vazhdon të besosh gjithçka
E s’e kupton vargun e këputen
Në harresë të lënën
Në fyt të prerë
Magjeve përplot merimanga gërdie,
Kullave të fikura kanunesh
O zot, shpirti im dashuri
Beso
Nëse jeta ushqyet me metafora
e ushqehet me krimbat e qelbur
apo ushqehet me art e dashuri
beso
Me metaforat vrasëse
Me ofshama helmuese
Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot
S’tunden muret e heshtjes,

Muret e moskalimit
Unë vazhdoj t’i lutem Zotit,
Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri

Matanë mendimet qëndron hijerënde shpresa.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: