Themelet e Europës

Themelet e Europës

Nga Ndue UKAJ dhe Edita Kuci – UKAJ

Afersisht pesëdhjetë vite më parë, Europa e dërmuar nga Lufta e Dytë Botërore, e armiqësuar dhe me perspektiva të zymta, vuri themelet e ëndrrës së kahershme, për unifikimin e kontinentit të Vjetër, Europës, perspektivë dhe vizion ky që tash, duket më së qartë i përplotësuar, sidomos i mishëruar në transformimet e përgjithshme që ka përjetuar kontinenti në këto dekada dhe të mirat e përbashkëta që ka arritur t’i realizoj. Përveç faktit se Europa u paqësua, kjo nismë ndërroj kahen historisë, duke i kthyer armiqësitë e shumta, në mirëkuptim e bashkëpunim të frytshëm, frytet e së cilës sot i trashëgojnë miliona qytetar ane e kënd këtij kontinenti.

Marrëveshja e parë, e njohur si Traktati i Romës, e iniciuar kryesisht për çështje ekonomike, me vonë do ravijëzon dhe institucionalizon modelin e organizatës, gjithnjë me tendenca të unifikimi dhe bashkëpunimit sa më të madh. Falë këtij bashkëpunimi, falë paqes së qëndrueshme, pikat e ndjeshme, të cilat shërbenin si vatra konfliktesh, kufijtë dhe doganat, shpejt u shndërruan në mundësi më shumë , jo vetëm për të sforcuar paqen, por, mbi të gjitha, për të ngritur në nivel tepër të lartë mirëqenien dhe stabilitetin ekonomik. Kështu, duke u vu themelet e Europës, dimensionet dhe përmasat e saj bën që, siç thoshte shkrimtari dhe ish presidenti i Çekisë, Vaclav Havel: “Europa të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkëta” dhe së këndejmi, për gjitha popujt, të shihet si vizioni dhe ardhmëria e Shtëpisë së Përbashkët. Më gjithë të arriturat e dukshme, në këto pesëdhjete vite të ekzistimit, edhe sot vazhdojnë të shtrohet pyetja e dilemat debutuese: çka është Europa e çfarë përfaqëson ajo, cilat janë shtyllat të cilat kanë bërë të mundur ndërtimin e paradigmës së përbashkët, rreth së cilës mund të ndërtohet një koncept kaq i madh e kaq unik, çfarë është ajo që i bashkon këta popuj heterogjen, madje me memorie të armiqësuar në të kaluarën, a është Europa koncept gjeografik apo kulturor, a është tradita e përbashkët religjioze, antike apo vlerat e demokracisë këto që i bashkojnë? Këto pyetje dhe dilema, sa do që mbështillen nga një tisi i moskuptimit, në gjendjen faktike çfarë shohim sot, kanë marr trajtën reale të dukjes, megjithatë përbëjnë debat dhe shqetësime në vete, jo vetëm brenda këtij unioni, por edhe në vendet te cilat aspirojnë që në një të ardhmen t’i bashkohen kësaj organizate, për të rrumbullakuar kështu ëndrrën për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës. Ndërsa, në mënyrë të veçantë, këto pyetje tingëllojnë fuqishëm në realitetin shqiptar, për të qenë shqetësime publike të vazhdueshme, edhe pse qendrat politike shqiptare, tashmë kanë proklamuar objektivat e paevitueshme për bashkim më këtë Familje. Nëse do synonim të gjenim një mendim sintetizues të gjithë asaj që është Europa, një përgjigje të thuktë, me shumë shtresime semantike dhe me konotacione reale definuese, atë e gjëjmë në idetë dhe mendimet që jep njëri ndër themeluesit e këtij koncepti, ish ministri i jashtëm Francez Robert Schuman, në librin e tij “Në emër të Europës”, kur shkruan se: “Europa para se të jetë Aleancë ushtarake apo entitet ekonomik, duhet të jetë bashkësi kulturore në kuptimin më të lartë të kësaj fjale”. Ky shtresim semantik, vënë atë që konsiderohet element bazik për të ndërtuar shtëpinë e përbashkët europiane. Kultura me gjitha shtresimet e saja përbën bërthamën që mundëson Gadishulli Ballkanik, Europa Qendrore dhe Skandinavia të jenë pjesë e kësaj familje. Idealisti i madh francez, Robert Schuman, i angazhuar thellë në këtë idealitet politik, në referencën e lartëshkruar, por më gjerë në librin e tij të vetëm të angazhimit politike e ideor, na jep konturat e vërteta të ideve dhe principeve mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon Europa e Bashkuar. Më tej, nëse marrim për bazë këtë dijetar dhe ideolog, por edhe ministrin e jashtëm të Italisë së asaj periudhe , Alcide de Gasperi, por edhe Adenauer-i, shohim se pikërisht në shtyllat kulturore dhe traditën e begatshme që merr për bazë këtë referencë, është ndërtuar ëndrra dhe ideja evropiane. Kjo më tej ka rezultuar që të jetësohet paqja universale. Performanca e Bashkimit Europian, më tej, sipas Robert Schumanit shtresohet në aspektet tjera, të cilat si komponentë edukuese shërbejnë për të ndërtuar këtë Shtëpi. Dhe këtu ky, autor përmend aspektin tjetër që e sheh të fuqishëm, premisa që ka ndihmuar krijimin e këtij unioni, si janë tradita e përbashkët e krishterë, si elemente që ka ndihmuar demokracinë, e cila në saje të traditës religjioze të krishterë (për më shumë katolike) ka ndihmuar në sforcimin e demokracisë. Këtë dimension, autori e sforcon përmes idesë se “Demokracia ja detyron ekzistencën e vet krishterimit”. Për të sforcuar me tej këtë dimension shkruan se: “Demokracia do të jetë e krishterë ose nuk do të jetë fare”. Por, ajo që gjithnjë duhet ë vënë në pah në këtë kontekst, është fakti se rrënjët e përbashkëta antike, sidomos rrezatimet e fuqishme të kësaj kulture në mendësinë perëndimore, idetë iluministe dhe humaniste, janë hallka me rëndësi, të cilat i gjejnë gjurmët e thella në atë që sot është ideja e Europëës së unifikuara. Duke u mishëruar ideali i paqes dhe vlerat e përbashkëta të këtij kontinenti dhe rrezatimet civilizuese, madje fal pikërisht këtij dimensioni, urrejtja dhe ndarja që ka ekzistuar ne Europë, sidomos mes Gjermanisë dhe Francës, me kohë është shndërruar në mirëkuptim dhe bashkëpunim, në drejtim të së mirës së përbashkët, duke sforcuar tendencat solidare, subdidaritetin dhe solidaritetin dhe duke funksionalizuar demokracisë si bërthama e shëndoshë, mbi të cilën mund të ekziston kjo organizatë. Zaten, duke u funksionalizuar këto komponentë dhe duke i diskutuar ndërvarësitë e nevojshme, si nevoja për t’iu shmangur luftërave dhe gjakderdhjeve në kontinentin europian, në pesëdhjetëvjetorin e saj, me gjithë problemet e brendshme, të lidhura me funksionimin e saj, me tepër institucional se sa kulturor, në tërësinë e idesë së saj, kjo organizatë funksionin dhe realizon qëllimet e saja. Janë këto shtylla të fuqishme të cilat kanë ndihmuar popujt e perëndimit të transformohen, përkundër vendeve dhe popujve tjerë. Unioni Europian mbushi pesëdhjetë vite që nga themelimi. Edhe skeptikët më të mëdhenj, por edhe idealistët e ngjashëm, nuk do e kishin paramenduar këtë sukses. Për botën perëndimore, popujt e shumtë që e kanë përjetuar dhe jetuar këtë koncept politike, por me tepër praktikë, kjo datë, përveç se paraqet një rëndësi të posaçme të kalimi nga mendësia konfliktuale, në arenën e zgjedhjes së problemeve me dialog, në anën tjetër paraqet shembullin më të të ngadhënjimit të dashurisë kundrejt urrejtjes, gjithnjë për të përplotësuar të mirat e përbashkëta, të cilat sot i gëzojnë gjithë qytetarët e kësaj bote, pa asnjë përjashtim. Nga ideja e vetpërkufizimit gjeografik, Europa sot është shndërruar në fuqi politike, ekonomike globale dhe vazhdon idealin e saj. Europa sot ka unifikuar shumë segmente shtetërore, shumë e më shumë kompetenca transferohen në Bruksel. Vlen te përmendet vizionet për një politikë të jashtme të unifikume, si fryt i këtij idealiteti. Ideja për bashkimin europian tashmë çdo ditë e më tepër po arrihet edhe konstitucionalisht të sendërtohet. Vetë takimi i djeshëm i Berlinit dhe Deklarata e Fuqishme është sinjifikativ se ëndrra evropiane është në rrugë të mbarë dhe ajo po sendërtohen, në mënyrë që Europa përveç se të jetë atdheu i vlerave tona të përbashkëta, po ashtu vatër idealesh humaniste, perspektivash a paqes së përhershme. A është dhe a mund të jetë Europa vetëm një krijesë artificiale për të paqësuar vetën? Kjo pyetje e dilemë e madhe mbetet akoma të studiohet, por më tepër nëse gjerat i vështrojmë në rrafshin e rezultateve evidente, në esencën e fenomenit çfarë duket europa, përtej kësaj pyetje, europa në tërësi ka dëshmuar, me gjithë dështimet e herë pas hershme në ngritje (dështimi i kushtetutës në Francë dhe Holandë), se ajo mund të funksionoj mirë dhe se mund të integroj gjithë popujt europian brenda një zone të vetme ekonomike, politike, kulturore, etj. Për shqiptarët kjo ditë duhet të shërbej në shumë dimensione, madje jo vetëm për të soditur të ardhmen. Me tepër të meditojmë me racionalisht se në themelet e këtij qytetërimi jemi bashkë krijues,sepse koncepti kulturor dhe historik i europës, niset pikërisht nga Gadishulli Ballkanik, dhe përfshin gjithë atë që sot e njohim Europë, shkruan teologu i madh Joseph Ratzinger (Papa Benedikti XVI).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: